Plas te Bayern Munich: Salihamdzic tërbon lojtarët, shkak vaksinat anti-Covid

Çështja e vaksinimit është bërë një temë delikate te Bayern Munich. Kimmich, Gnabry, Musiala, Choupo-Moting dhe Cuisance nuk dëshirojnë të vaksinohen.

Bavarezëve u lind e drejta të mos i paguajnë futbollistët dhe situata momentalisht nuk është e mirë. Goal dhe Spox shkruajnë se drejtuesit e Bayern, me ndihmën e mjekut të ekipi, Roland Schmidt, kanë tentuar të bisedojnë dhe t’i bindin lojtarët e pavaksinuar.

Kjo ka ndodhur për disa muaj dhe nuk ka pasur sukses, ndërkohë Bild shkon më tej dhe shkruan se Hasan Salihamidzic se ka akuzuar lojtarët e pavaksinuar për infektimin me COVID-19 të trajnerit Julian Nagelsmann në tetor.

Drejtori sportiv ua ka bërë të qartë lojtarëve dhe ua ka kërkuar të vaksinohen, pasi ndryshe do të vënë në diskutim suksesin sportiv të Bayern Munich. Nuk dihet se si boshnjaku e ka dhënë diçka të tillë, por kjo akuzë ka sjellë përçarje brenda bavarezëve. / oversport.tv