Plas te Bayerni: Asambleja përfundon me thirrje për largimin e presidentit

Asambleja e përgjithshme e Bayern Munich nuk ka përfunduar si pritej. Pjesëtarët e asamblesë kanë debatuar gjerësisht mbi një sponsorizim të mundshëm nga Katari, ku bënë edhe shumë thirrja për largimin e presidentit Herbert Heiner.

Ishte Michael Ott ai që ndezi debatin me propozimin e tij. Ai i kërkoi drejtuesve të tjerë të mos rinovojnë kontratën me Qatar Airëays. Një propozim ky që nuk u pranua nga presidenti i bavarezëve dhe hapi shumë polemika në sallë. Kështu të gjithë filluan t’i kundërvihen presidentit dhe të bërtisnin kore kundër tij.

Kjo ishte asambleja e parë që mbahej që prej fillimit të pandemisë dhe asgjë nuk shkoi siç pritej. Në fund, Heiner e ndërpreu fjalën e tij dhe u largua nga asambleja. Pas ngjarjes tifozët e Bayern shpërthyen edhe më keq duke thirrur: “Ne jemi Bayern dhe ju jo.” “Ne jemi tifozët, të cilët nuk i doni!”, “Heiner largohu”. /oversport.tv