Platini dhe Blatter do të shkojnë në gjyq, akuzohen për mashtrim

Michel Platini dhe Sepp Blatter do të dalin në gjyq në qershor në Zvicër, sepse akuzohen për mashtrim.

Gjykata penale e Bellinzonas njofton se ish-presidenti i UEFA-s dhe ish-presidenti i FIFA-s duhet të japin llogari, sepse akuzohen për pagesa të paligjshme. FIFA ka transferuar rreth 2 milionë franga zvicerane në llogarinë e Platini në vitin 2011.

Joseph Blatter dhe Michel Platini akuzohen edhe për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh nga prokurorët zviceranë. / Oversport.tv

Foto: uefa.com