Pllakate krah asaj të Griezmann, Bartomeu tallet në trotuarin e legjendave

Josep Maria Bartomeu ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve, me shumë mundësi të Atletico Madrid.

Ish-presidentit të Barcelonës i është vendosur një “pllakate” e improvizuar, ku shkruhet zëvendëspresident i Atletico Madrid, dhe krah saj kanë lënë edhe një lëpirëse.

Foto e Bartomeu është krah asaj të Antoine Griezmann, i konsideruar si një prej legjendave të klubit spanjoll.

Sigurisht e gjitha kjo për ironi, pasi Bartomeu vendosi ta blinte francezin për 120 milion euro dhe Atletico e mori mbrapsht në huazim pas 2 vitesh. / oversport.tv