Plotësohet panorama, ja kush janë 20 trajnerët e skuadrave për sezonin e ri të Serie A

Me dy njoftimet e fundit zyrtare, stolat e Serisë A për sezonin e ri 2023/2024 janë kompletuar përfundimishT. Më poshtë është edhe situata e 20 klubeve që do të konkurrojnë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit italian të cilën keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

ATALANTA: Gian Piero Gasperini (i konfirmuar)

Pas një viti mungesë në garat evropiane, Atalanta përfundoi në vendin e pestë duke u kualifikuar në Europa League. Pas takimit, Gian Piero Gasperini dhe Nerazzurrët vendosën të vazhdojnë së bashku. Njoftimi për shtyp: “Palët kanë gjetur një mirëkuptim të plotë dhe të kënaqshëm për të vazhduar së bashku”

BOLOGNA: Thiago Motta (i konfirmuar)

Vendi i nëntë dhe 54 pikë e kanë kënaqur klubin që kanë shprehur dhe besimin e tyre te Thiago Motta. Italiani ishte në listën e kandidatëve për stolin e Paris Saint-Germain pas Galtier, por siç raporton L’Equipe,  Luis Enrique tani është një hap larg pankinës së PSG-së.

CAGLIARI: Claudio Ranieri (i konfirmuar)

Sezoni i Cagliarit përfundoi me fitoren në play-off të Serisë B dhe ngjitjen në elitën e futbollit italian. Nuk ka dyshime për Cagliarin, konfirmohet Claudio Ranieri.

EMPOLI: Paolo Zanetti (i konfirmuar)

Vendi i 14-të dhe 43 pikë. Empoli konfirmoi Paolo Zanettin pas mbijetesës, duke e shpërblyer punën e tij me një rinovim deri në vitin 2025 me një opsion për një sezon tjetër.

FIORENTINA: Vincenzo Italiano (konfirmuar)

Dy finale të arritura ( por të humbura ndaj Interit dhe Ëest Hamit). Me ulje ngritje të shumta, por Vincenzo Italiano bën një punë të mirë në Firenze dhe konfirmohet pavarësisht ofertave të shumta.

FROSINONE: Eusebio Di Francesco (i ri)

Pas lamtumirës së Fabio Grosos, Frosinone do të riniset nga Eusebio Di Francesco. Njoftimi zyrtar mbërriti dje, kontratë deri në qershor 2024 për Di Francescon.

GENOA: Alberto Gilardino (i konfirmuar)

Pas sezonit të mrekullueshëm që kulmoi me ngjitjen në Serie A, klubi gjenovez rinovoi me Gilardinon. Kontrata e tij u zgjat deri në vitin 2024, me opsion për një sezon tjetër.

HELLAS VERONA: Marco Baroni (i ri)

Marco Zaffaroni tha lamtumirë pasi udhëhoqi Hellas Veronën drejt mbijetesës, e cila erdhi me fitoren në play-off kundër Spezias, në fund të një gare të gjatë. Në vend të tij Marco Baroni që siguroi mbijetesën me Leccen.

INTER: Simone Inzaghi (i konfirmuar)

Qëndrimi i Inzaghit u konfirmua në fund të majit nga administratori i deleguar, Beppe Marotta i cili në Radio Anch’io Sport se Inzaghi do të qëndrojë tek Interi 100%.

JUVENTUS: Massimiliano Allegri (i konfirmuar)

Mbylli një vit shumë të vështirë në vendin e shtatë pas dënimit prej dhjetë pikësh. Prezenca në Conference League është ende e pasigurt, Juve tashmë po punon për sezonin e ardhshëm. Cristiano Giuntoli po vjen dhe Allegri po pret të bëj takimet e nevojshme për rindërtimin.

LAZIO: Maurizio Sarri (i konfirmuar)

Pas mbylljes së sezonit në vendin e dytë me 74 pikë, nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e pankinës “Biancoceleste”.

LECCE: Roberto D’Aversa (i ri)

Pas lamtumirës së Marco Baronit, Lecce do të rinisë me Roberto D’Aversa. Trajneri ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare, me opsion edhe për një tjetër në rast mbijetese.

MILAN: Stefano Pioli ( i konfirmuar)

Ndarja mes Milanit dhe dyshes Maldini-Massara nuk ka pasur asnjë pasojë në stolin e kuqezinjve, ku u konfirmua Stefano Pioli.

MONZA: Raffaele Palladino (i konfirmuar)

Pas rezultateve të mira të arritura sezonin e kaluar, Raffaele Palladino do të jetë sërish trajner i Monzas sezonin e ardhshëm. Marrja e skuadrës në gjendje jo shumë të mirë pas largimit të Stroppas dhe protagonist i një kampionati të madh me klubin i dha atij rinovimin për një vit, deri më 30 qershor 2024.

NAPOLI: Rudi Garcia (i ri)

Pas fitimit të Scudetto-s, Luciano Spalletti i dha lamtumirën Napolit. Pas shumë emrash në listën e De Laurentiis, zgjedhja ishte Rudi Garcia. Ish-trajneri i Romës rikthehet në Itali pas përvojës së tij në Al Nassr të Arabisë Saudite.

ROMA: José Mourinho (i konfirmuar)

Pavarësisht dyshimeve për të ardhmen e tij në fund të sezonit, José Mourinho do të mbetet te Roma.

SALERNITANA: Paulo Sousa (i konfirmuar)

Puna e madhe që bëri në krye të granatës nuk kaloi pa u vënë re, aq sa edhe Napoli e kishte një prej objektivave për të zëvendësuar Spallettin. Pas një takimi fillestar me De Laurentiis ku nuk u gjet gjuha e përbashkët, Saousa vendosi që qëndronte te Salernitana.

SASSUOLO: Alessio Dionisi (i konfirmuar)

Një tjetër stol i sigurt. Alessio Dionisi nënshkroi rinovimin e kontratës në fillim të qershorit deri më 2025.

TORINO: Ivan Juric (i konfirmuar)

Vendi i dhjetë me 54 pikë, Torino dhe Ivan Juric do të vazhdojnë së bashku.

UDINESE: Andrea Sottil (i konfirmuar)

Andrea Sottil do të jetë ende në krye të Udineses. Pas një sezoni me paraqitje dhe rezultate të shkëlqyera, klubi friulian ka vendosur të vazhdojë me trajnerin, duke zyrtarizuar rinovimin deri në vitin 2024.