Po afron Maratona e Tiranës 2021, ja ku mund të rregjistroheni

Në datën 17 tetor do të zhvillohet Maratona e Tiranës 2021. Eventi më i madh sportiv në Tiranë, vjen këtë vit me edicionin e saj të 5-të me pjesëmarrjen e 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës.

Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë.

Edicioni i 5-të i këtij aktiviteti, i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës, duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës.

Gara do të mbahet më datë 17 tetor dhe do të ketë 4 kategori; Maratona (42.195) Gjysmë Maratona (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too”, kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa konkurruese.

Nuk do të mungojë as gara “Fun Run”, e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 16 tetor 2021, me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.

Intineraret e rinj të çertifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim.

Në faqen zyrtare “tiranamarathon.com” mund të rregjistroheni për të marrë pjesë në këtë eveniment sportiv në kryeqytet. /Oversport.tv