Argjentina do të përballet me Panamanë në një miqësore në stadiumin Monumental, e cila do të nisë një seri miqësoresh të organizuara për të festuar fitoren e Kupës së Botës. Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit, ka folur në mikrofonat e TyC Sports, duke treguar se si po e jetojnë këtë moment si kampionë bote.
“Unë jam një person që emocionohem shumë sepse gjithçka që jetojmë tani është si një ëndërr. Jemi të lumtur sepse do të mund të shijojmë një atmosferë të bukur, me njerëzit tanë dhe në shtëpinë tonë”, u shpreh fillimisht Lautaro.
“Duhet të kënaqem, sepse kam bashkëlojtarë të mëdhenj, një trajner që më mbështet dhe një familje pas vetes që më qëndron pranë në çdo moment. Le të shpresojmë se mund të vazhdojmë në këtë rrugë, duke shijuar atë që bëjmë në fushë dhe duke synuar gjithmonë të shënojmë gola.
Messi? Ai është një njeri i madh. Për ne ai është kapiteni ynë, pika jonë e referimit, lideri ynë”. /oversport.tv