E përditshmja napolitane “Il Mattino” shkruan për trajnerin e ardhshëm të Napolit dhe shpjegon që De Laurentiis në këto ditë po vlerëson disa alternativa pas vendimit të Luciano Spallettit për tu larguar nga drejtimi i skuadrës pas përfundimit të javës së fundit të Serie A.
Luis Enrique është ai që pëlqehet më shumë, ka kosto të lartë, por është ambicioz dhe mund të çojë përpara projektin aktual me skemën 4-3-3. Para finales së Kupës së Italisë presidenti i Napolit tha fjalë të mira edhe për Vincenzo Italianon, ndërsa një tjetër emër që pëlqehet nga kampionati italian është Thiago Motta.
Nëse Napoli do të vazhdojë me një tjetër projekt teknik, atëherë është Gasperini emri i parë që merret në konsideratë. Për momentin Antonio Conte dhe Klopp janë të papërballueshëm ekonomikisht, ndërsa Benitez mbetet një kandidat i fortë. / Oversport.tv