Po rikthehet normaliteti edhe në futboll, Roma hap fushatën e abonimeve

Jeta po rikthehet dalëngadalë në normalitet dhe bashkë me të edhe futbolli.

Pak ditë më parë erdhi zyrtarizimi i rritjes së kapacitetit të stadiumeve në 75% të publikut dhe tashmë Roma bën lëvizjen e saj, duke u bërë zyrtarisht klubi i parë në Serie A, që zyrtarizon fushatën e abonimeve për sezonin 2021/2022.

“Duke nisur nga 14 euro për ndeshje, janë 17 takime të përfshira në abonimin e sezonit 2021/22 (ku përfshihen 15 ndeshje të Serie A plus 2 ndeshjet e mbetura të grupeve të Conference League”, shkruhet në njoftimin e klubit verdhekuq.

Shitja e abonimeve do të fillojë të hënën në mëngjes në orën 11 dhe do të ndahet mes atyre që duan të rinovojnë abonimin e tyre aktual (që u ndërpre rreth 20 muaj më parë) dhe atyre që duan të bëjnë një abonim të ri. /Oversport.tv