Fillimi i mirë i sezonit nga sulmuesi i Ajax, Antony duket se ka rënë në sy të disa klubeve të mëdha europiane. Për brazilianin kanë shfaqur interes Manchester City dhe Barcelona, të cilët kanë nisur sondazhet e tyrë për një afrim të mundshëm të sulmuesit.
Pas paraqitjeve të mira, sipas asaj që raporton “El Nacional”, 21 vjeçari po mendon të bëjë kapërcimin e madh në një klub më të rëndësishëm në arenën Europiane. Kështu, sipas mediave, ai është i interesuar për të ndryshuar ambientin.
Braziliani ka shënuar deri më tani tre gola si dhe ka asistuar në dy golat e shokëve të ekipit. Kontrata e tij me përfundon në vitin 2025 dhe klubi i Ajaxit po kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e lojtarit. /oversport.tv