Te Napoli e konsiderojnë si garancia e mesfushës. Piotr Zielinski është një prej lojtarëve kryesor në mesfushën e Napolit, jo vetëm gjatë këtij sezoni fantastik, por edhe vitin e kaluar. Me performancat e tij mesfushori polak ka bindur drejtuesit të cilët kërkojnë të rinovojnë kontratën.
Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, drejtuesit napoletanë kanë gati një ofertë të re për Zielinskin. Megjithatë, diskutimet do të zhvillohen vetëm në fundin e sezonit, pasi për momentin nuk dëshirojnë që të humbasin përqëndrimin nga lufta për titull dhe Champions League.
Të Napoli nuk kanë asnjë arsye pse të nxitojnë pasi kontrata aktuale e Zielinskit përfundon në vitin 2024. Ndërkohë që dëshira për të rinovuar kontratën nuk është vetëm nga ana e drejtuesve të Napolit, pasi edhe mesfushori polak dëshiron të vazhdojë karrierën nën urdhrat e Spallettit. /oversport.tv
Foto: SSC Napoli, Facebook