Po shkëlqen me Empolin, Interi shfaq interes për Kristjan Asllanin

Empoli po bën një paraqitje shumë të mirë në Serie A këtë sezon dhe janë të shumtë talentet që kanë spikatur te skuadra toskane. Dy lojtarët e kombëtares shqiptare Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani janë ndër protagonistët e skuadrës së Andreazzolit.

Për Bajramin kanë shfaqur interes shumë klube të Serie A dhe jo vetëm, por kohët e fundit në vitrinë ka dalë edhe Asllani që po bind me paraqitjet e tij në mesfushë, ku tashmë ka siguruar një vend fiks në formacion titullar.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, pas Juventusit edhe Interi po ndjek me vëmendje talentin kuqezi. Objektivi parësor për mesfushën zikaltër është Frattesi i Sassulos, por Marotta pëlqen shumë edhe Asllanin që mund të luajë në disa role në mesin e fushës. / Oversport.tv

Foto: Empoli FC Facebook