Po shkëlqen me Laçin, mesfushori i talentuar në shënjestrën e Tiranës

Laçi do të sfidojë Tiranën sot në një sfidë që mund të vendosë skuadrën kampione të vendit, por sipas asaj që shkruan “Panorama Sport” mes dy skuadrave ka edhe një “ndeshje” në merkato.

Një nga lojtarët që ka spikatur më shumë vitet e fundit me fanellën e kurbinasve, Juljan Shehu pëlqehet shumë nga drejtuesit e Tiranës.

Bardheblutë kanë shënjestruar mesfushorin e talentuar dhe synojnë që ta sjellin në kryeqytet sezonin tjetër, por për të arritur këtë qëllim duhet të mposhtin edhe konkurrencën e Partizanit, që gjithashtu ka shfaqur interes për lojtarin. / Oversport.tv