Po shkëlqen me Villarreal, Danjuma në shënjestrën e Manchester United

Danjuma po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Villarrealit si në kampionatin spanjoll edhe në arenën ndërkombëtare dhe paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha të Europës.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, drejtuesit e Manchester United e shohin lojtarin holandez si një përforcim të mundshëm për sulmin sezonin e ardhshëm.

Të dërguarit e “djajve të kuq” kanë ndjekur nga afër sfidën mes Villarreal dhe Bayern Munich, ku Arnaut Danjuma shënoi edhe golin e vetëm të sfidës, në atë fitore 1-0 të spanjollëve. / Oversport.tv

Foto: villarrealcf.es