Po shkëlqen në ndeshjet e Play Off, Jokic futet në librat e historisë së NBA

Ndonëse Denver u mund në shtëpi nga Miami në ndeshjen e dytë të serisë së finaleve të NBA, Nikola Jokic tregoi edhe në këtë sfidë se është në një formë të shkëlqyer.

Serbi realizoi 41 pikë, por nuk arriti që ti jepte skuadrës së tij suksesin në këtë takim. Gjithsesi Jokic ka shkruar emrin e tij në librat e historisë me paraqitjet që ka bërë në ndeshjet e Play Off-it këtë sezon.

Qendra e Denverit është bërë lojtari i 6-të në historinë e NBA, që arrin të realizojë mbi 500 pikë dhe mbi 150 asiste në ndeshjet pas përfundimit të sezonit të rregullt.

Para tij këtë rekord e kanë arritur LeBron James (6 herë), Russell Westbrook (2014), Isiah Thomas (1988), Larry Bird (1987) dhe Jerry West (1970). / Oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NBA History (@nbahistory)