Sezoni i tij, Rrahmani: S’jam italian, prandaj nuk flasin shumë për mua

Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi i Napolit, që po zhvillon një sezon të shkëlqyer si protagonist me skuadrës “axurre” ka dhënë një intervistë për të përditshmen “Il Roma”.

Pyetjes se sa larg mund të shkojë kjo skuadër këtë vit, mbrojtësi kosovar i është përgjigjur si një napolitan i vërtetë:

“Dua që të bëj realitet një ëndërr, që në fakt është ëndrra e të gjithë tifozëve. Por nuk do ta them atë fjalë, sepse duke jetuar këtu kam mësuar që të jem supersticioz.

Luajmë gjithmonë për të fituar, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Shpresojmë që të ndodhë diçka e bukur të ndodhë.

Nuk flasin shumë për mua sepse nuk jam italian dhe kombi im nuk është shumë i njohur në nivelin e futbollit”, ka thënë mes të tjerash mbrojtësi, që është një nga lojtarët më të vlerësuar të kampionatit italian. / Oversport.tv