Po zhvillohet një ankand për Pinamontin, 3 klube “zihen” për sulmuesin

Për Pinamontin po bëhet një ankand i vërtetë mes Atalanta, Monza dhe Sassuolo. Sulmuesi që do të largohet nga Interi preferon të transferohet te zikaltërit e Gasperinit, por dy klubet e tjera nuk heqin dorë lehtë nga ai.

Marotta kërkon 20 milionë euro për lojtarin si dhe mundësinë e riblerjes. Këto kushte duket se ka ndërmend që ti plotësojë Atalanta, që të mposhtë konkurencën.

Gallliani ka arritur të ketë një marrëveshje verbale me Interin, për një huazim me të drejtë blerje për 20 milionë, por nuk ka arritur që të bindë lojtarin.

Edhe Sassuolo ka shfaqur interes për Pinamontin, sepse e sheh si zëvendësuesin ideal të Scamaça, që me shumë mundësi do të largohet nga klubi. / Oversport.tv

Foto: Empoli Fc Official, Twitter