Pobga do të operohet në gju, francezi do të qëndrojë larg fushës për rreth 6 javë

Paul Pobga vuan nga një dëmtim në gju dhe pasi ka provuar të vrapojë gjatë seancës stërvitore në  Continassa, mesfushori francez ka vendosur që të operohet.

Disa javë më parë lojtari zgjodhi që të mos e kryente këtë ndërhyrje kirurgjikale dhe të ndjekë një program rehabilitimi, por gjërat nuk kanë shkuar siç priteshin dhe tashmë Pogba do të operohet.

Një dëmtim në menisk në turneun amerikan në fund të korrikut ka mbajtur jashtë fushës së blertë francezin, që tashmë pritet të qëndrojë në “bokse” për rreth 6 javë të tjera. / Oversport.tv

Foto: Juventus Facebook