Pochettino: As qe e mendoja firmën me Leo Messin, Donnarumma “top”

Mauricio Pochettino, trajneri i PSG, ka folur në prag të ndeshjes së Champions League kundër Clubb Bruge dhe fokusi sigurisht ka qenë te afrimet e merkatos. Fillimisht tekniku argjentinas ka folur për Leo Messin, për të kaluar më pas te Ramos, Ëijnaldum, Donnarumma dhe Hakimi. Sigurisht nuk shmanget as objektivi Champions League.

MESSI – “Nuk kam fjalë mjaftueshëm për ta përshkruar atë. U përshtat direkt, sapo mbërriti në Paris. As nuk e kisha menduar që ishte e mundur të nënshkruante për ne, nuk kishte kohë për ta përpunuar gjithçka menjëherë. E kam admiruar për një kohë të gjatë si kundërshtar, tani shpresojmë të arrijmë së bashku me të atë që dëshiron klubi”.

RAMOS & ËIJNALDUM – “Sergio Ramos mund të përcjellë tek ekipi përvojë dhe konkurrencë. Ai ka fituar gjithçka, sikurse edhe Messi. Ta kesh atë në klub është diçka e mirë. Ëijnaldum ishte kapiten i Holandës, si dhe ka fituar shumë me Liverpool. Ka akoma shumë karrierë përpara dhe mund të mbulojë shumë pozicione në fushë, duke ruajtur nivelin fizik dhe teknik”.

DONNARUMMA & HAKIMI – “E pamë Donnarumma të fitonte çmimin si lojtari më i mirë në EURO 2020 me Italinë. Karakteristikat e tij dhe mosha e bëjnë atë një nga portierët më të mirë në botë. Hakimi? E kam ndjekur prej kohësh. Kur isha te Tottenham ishim pranë transferimit të tij, por ai shkoi në Dortmund. Ai po piqet në aspektin mbrojtës dhe më pas ndihmon në sulm me vrapimet dhe forcën e tij”.

TRIUMFI NË EUROPË – “Champions League është një nga kompeticionet më të bukura në botë për ta luajtur, por me të vërtetë nuk mund të parashikohet. Për ta fituar duhet edhe fat, pasi të gjitha skuadrat që marrin pjesë janë të forta. Ndjejmë presion dhe përgjegjësi mbi ne, por gjithashtu kemi privilegjin të jemi pjesë e historisë”. / oversport.tv