Pochettino e do në Londër, Juventusi vendos çmimin për Vlahovic

Mauricio Pochettino do të drejtojë Chelsean në sezonin e tij të parë dhe ka për detyrë të nxjerrë “blutë e Londrës” nga kriza ku ndodhen. Trajneri argjentinas kërkon të ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm një sulmues të mirë.

Një nga objektivat e klubit anglez në merkaton e verës, është sulmuesi Dusan Vlahovic. Sipas italianes “Corriere dello Sport”, Chelsea do të ishte i gatshëm të paguante një shumë prej 60 milionë euro për kartonin e sulmuesit serb.

Por kjo shumë duket se nuk e kënaq aspak “zonjën e vjetër”. Për ta lënë të lirë pas vetëm 1 viti e gjysmë, Juventusi kërkon të paktën 70 milionë euro për shërbimet e Vlahovic.

Ky i fundit u ble nga bardhezinjtë janarin e një viti më parë nga Fiorentina për shumën e 81.6 milionë euro. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter