Pochettino: Icardi ka probleme personale, Neymar do të mungojë

Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino ka dhënë konferencën e tij përpara sfidës ndaj Leipzig. Ai komentoi situatën në klubin parizien, rastin e Mauro Icardit dhe gjendjen fizike të lojtarëve.

Icardi- “Mauro ka disa probleme personale, prandaj ai nuk është stërvitur në këto dy ditë. Ai do të grumbullohet për nesër, por do të shohim çfarë të bëjmë. Do të përpiqemi të analizojmë situatën e tij dhe të kuptojmë nëse ai mund të jetë me ekipin”.

Neymar- “Ai ka një problem të vogël fizik, shpresojmë se mund të zgjidhet brenda pak ditësh, por ai nuk do të jetë në këtë sfidë. Kjo vjen për arsyen sepse përparësia jonë është shëndeti i lojtarit”.

Lionel Messi- “Ne jemi shumë të kënaqur me procesin e tij të integrimit në ekip. Ai ndihet gjithnjë e më shumë pjesë e ekipit dhe çdo ditë që kalon, po bëhet më mirë”. /oversport.tv