Pochettino: Messi po përmirësohet, shpresojmë të kthehet sa më shpejt

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino në konferencën për shtyp në prag të sfidës së radhës në kampionat përballë Brestit, ka folur për gjendjen e Neymar dhe Messit:

“Neymar vazhdon programin e rikuperimit, ndërsa Messi është më mirë, por gjithsesi monitorohet nga stafi mjekësor. Po përmirësohet dita-ditës dhe shpresojmë që të rikthehet në dispozicion sa më shpjet që të jetë e mundur. E shohim çdo ditë gjendjen e tij dhe nuk mund të bëjmë plane. Shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt” .

Tekniku ka folur edhe për gjendjen e Ramos: “Ka shumë muaj që nuk luan. Tani është më mirë, po stërvitet me grupin. Është çështje kohe. Shkallë-shkallë do të rikthehet në formë. Duhet të stërvitet mirë, që të mund të rikthehet të luajë”, ka përfunduar Pochettino. / Oversport.tv