Pochettino nuk bind, PSG mendon të ulë në stol Christophe Galtier

E ardhmja e Mauricio Pochettino në krye të pankinës së Paris Saint-Germain vazhdon të jetë në dyshim dhe e nesërmja mbetet për tu parë.

Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, tekniku argjentinas nuk e ka të sigurt qëndrimin në Paris, ndonëse aventura e tij në kryeqytetin francez nisi vetëm vitin e kaluar.

Nuk u arrit të fitohej Champions League, që mbetet objektivi primar, prandaj drejtuesit e klubit po mendojnë seriozisht një ndryshim në pankinë.

I pari në listë për të zëvendësuar Pochettinon është Christophe Galtier, aktualisht trajner i Nice. Në ditët e ardhshme do të ketë disa takime të rëndësishme që do të përcaktojnë të ardhmen e trajnerit aktual të PSG-së. / Oversport.tv

Foto: Psg.fr