Pochettino për gafën e Donnarummas: Të gjithë gabojnë, kthehet edhe Navas

Gianluigi Donnarumma nuk po kalon një moment të mirë te PSG dhe ditën e djeshme në sfidën kundër Marseille u bë protagonist i një tjetër gafe, por për fat të tij Neymar dhe Mbappé i dhuruan fitoren skuadrës parisiene.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes trajneri Mauricio Pochettino ka folur edhe për portierin italian: “Të gjithë lojtarët kanë ulje e ngritje në performancën e tyre. Nuk mund të them që Donnarumma nuk ka patur një rendiment të mirë. Kemi 2 portierë të nivelit të lartë.

Keylor Navas ui kthye nga Kosta Rika i dëmtuar, por dje ka punuar me grupin dhe është rikthyer në dispozicion. Do të shohim se kush do të luajë nga të dy në ndeshjet e ardhshme.

Portierët kanë luhatje në rendiment gjatë sezonit, por në përgjithësi jam i kënaqur me rendimentin e Donnarummas. Të gjithë lojtarët mund të bëjnë gabime, edhe portierët”, ka thënë Pochettino. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter