Pogba bën të ëndërrojnë juventinët: Torino më pëlqen shumë

“Flas gjithmonë me ish-shokët e mi, si Paulo Dybala. Jam në Manchester, kam akoma edhe një vit kontratë e më pas do të shohim.

Dua të bëj mirë aty dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Paul Pogba për “Sportmediaset”, madje bën të ëndërrojë Juventusin dhe tifozët e saj pasi pyetjes: “këtu në Torino jetohet mirë?”, i përgjigjet me një “po”, duke mos përjashtuar mundësinë e një rikthimi të famshëm.

Pogba ka folur edhe për ndeshjen kundër Belgjikës: “E nisëm ndeshjen shumë mirë, por lojtarët e tyre ishin shumë mirë në kundërsulm dhe në shënuan dy gola.

Në pjesën e dytë bëmë një tjetër ndeshje. Luajtëm shumë mirë, si Franca. Ishte një ndeshje shumë e bukur, jam shumë i kënaqur për paraqitjen tonë. Pjesa e dytë ishte shumë e bukur”, ka përfunduar mesfushori i Francës. /Oversport.tv