Pogba edhe 20 ditë larg fushës së blertë, ndalet edhe Leonardo Bonucci

Paul Pogba ndalet sërish: kontrollet e specializuara të kryera sot në mëngjes kanë konfirmuar një dëmtim të shkallës së ulët në kofshën e djathtë. Francezi do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për të paktën 20 ditë.

Mesfushori ndjeu shqetësime në stërvitjen e fundit në prag të sfidës së djeshme kundër Sampdorias, pasi ndjeu dhimbje në fund të seancës, kur po stërvitej në gjuajtjen e goditjeve standarde.

Edhe Leonardo Bonucci u dëmtua në ndeshjen kundër Sampdorias. Pas kontrolleve, është përjashtuar ndonjë dëmtim i rëndë, por duket shumë e vështirë që lojtari të zbresë në fushë në mesjavë në Europa League kundër Freiburg. / Oversport.tv