Pogba fluturon drejt Torinos, rikthimi i tij është çështje orësh

Pritja mbaroi. Pogba shumë shpejtë do të jetë në Torino për të kryer vizitat mjekësore me Juventusin dhe të firmosë kontratën për të zyrtarizuar rikthimin e tij të madh me “Zonjën e Vjetër”. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë mesfushori francez me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ku ka postuar një video që tregon se është në avion drejt Torinos.

Ai pritet që të jetë në qytetin italian pasditet e sotme ku do të pritet nga tifozë të shumtë të Juventusit. Pogba e shoqëroi postimin e tij edhe me shkrimin Pogba pothuajse i kthyer, që tregon se tashmë mungon vetëm pak që ai të veshë fanellën bardhezi.

Pogba rikthehet kështu te Juventusi pas gjashtë vitesh. Ai transferua tek United për një shifër rekord në vitin 2016, ndërsa tashmë do të rikthehet si një lojtar i lirë. Mesfushori francez pritet të kryejë ditën e nesërme vizitat mjekësore dhe të firmos kontratën e tij në mënyrë që të vihet nën urdhrat e Max Allegrit. /oversport.tv

Foto: Manchester United Facebook