Pogba ka vendosur të mos rinovojë, nis zyrtarisht gara për francezin

“Daily Telegraph” shkruan në numrin e ditës së sotme se Paul Pogba e ka ndarë mendjen dhe nuk do të rinovojë kontratën  e tij me Manchester United.

Mesfushori francez kërkohet nga shumë klube europiane dhe sipas të përditshmes britanike po analizon të gjitha ofertat, për të vendosur klubin se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Juventusi, Reali i Madridit dhe PSG-ja janë vetëm disa nga skuadrat që synojnë të marrin me parametër zero lojtarin e kombëtares franceze. Gara për Pogba ka filluar zyrtarisht. / Oversport.tv

Foto: Paul Pogba Twitter