Pogba largohet nga grumbullimi, Deschamps e zëvendëson me Veretout

Paul Pogba është larguar nga grumbullimi i skuadrës kombëtare franceze dhe do të mungojë në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kazakistanit dhe Finlandës, pasi pësoi një dëmtim në stërvitje.

Pas një goditje nga distanca gjatë stërvitjes me ekipin francez, mesfushori ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe pas kontrolleve mjekësore, u vendos që ai të largohej nga grumbullimi i ekipit kombëtar të Francës.

“Për shkak të një dëmtimi, Paul Pogba është i detyruar të mos luajë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Kazakistanit dhe Finlandës”, shkruhet në njoftimin e Federatës Franceze të Futbollit.

Në vend të mesfushorit të Manchester United, trajneri Deschamps ka grumbulluar lojtarin e Romës, Jordan Veretout. / Oversport.tv