Pogba me ide të qarta, francezi rikthehet në Torino një javë përpara ekipit

Sezoni i parë me Juventusin pas rikthimit të tij, ishte një nga më të këqijtë në karrierën e Paul Pogba. Ende pa filluar sezoni 2022/23, mesfushori francez pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë për pjesën më të madhe të sezonit.

Në të gjithë sezonin që lamë pas, Pogba arriti të paraqitje vetëm 9 herë për “zonjën e vjetër” në të gjitha kompeticionet. Por mesa duket, francezi po mendon të nisë sezonin e ri me këmbë të mbarë.

Pas ditëve që kaloi në Miami, Pogba ditën e sotme është rikthyer në Torino dhe nesër do të fillojë stërvitjen. Ndërsa javën e ardhshme, do të rikthehet pjesa tjetër e skuadrës së Juventusit. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook