Pogba mungon edhe ndaj Sampdorias, shtohet lista e mungesave te Juventusi

Duhej të rikthehej në fushë ditën e sotme, por në fakt Paul Pogba do të shohë nga tribuna edhe sfidën Juventus-Sampdoria. Francezi nuk është grumbulluar nga tekniku Allegri për sfidën e mbrëmjes, që do të transmetohet në Oversport dhe Tibo.

Arsyeja? “Një problem muskulor, që është shfaqur gjatë stërvitjes së fundit gjatë mëngjesit të sotëm”, ka njoftuar klubi bardhezi.

Një tjetër lajm i keq për Juventusin, që nuk po kalon një periudhë të mirë sa u përket dëmtimeve, sepse ndaj Sampdorias do të mungojnë edhe Di Maria, Chiesa dhe Alex Sandro, që shfaqën probleme në sfidën e së enjtes kundër Freiburg në Europa League. / Oversport.tv

Foto: paulpogba, Instagram