Pogba tundohet nga Arabia Saudite, Juventus mendon për dy përforcime në mesfushë

Kohëve të fundit, po flitet shumë për një kalim të mundshëm të Paul Pogba në Arabinë Saudite. Mesfushori i Juventusi që vijon të jetë në fazën e rikuperimit, po ndiqet me vëmendje nga klubi i Al-Ahli.

Oferta që thuhet të ketë bërë klubi arab për të pasur Pogban në ekip, duket se po e tundon shumë këtë të fundit. Bëhet fjalë që Al-Ahli ka ofruar plot 100 milionë euro në tre vite për mesfushorin 30-vjeçar.

Një nga objektivat e Juventusit në merkaton e verës që është Milinkovic-Savic, preferoi të kalojë në Arabinë Saudite dhe jo të bashkohet me “zonjën e vjetër”.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Juventusi tashmë po mendon zëvendësuesin e Pogba dhe një mesfushor tjetër. Thuhet se bardhezinjtë po shikojnë me vëmendje De Paul të Atletico Madrid dhe Kessie të Barcelonës. /oversport.tv