Juventusi po përpiqet të përforcojë mesfushën për sezonin e ardhshëm dhe rinovimi i Rabiot ishte shenja e parë. Për t’u parë mbetet gjendja e Paul Pogba nëse francezi do të rikthehet shpejt nga dëmtimi që pësoi në fundin e sezonit që lamë pas.
Megjithatë, bardhezinjtë nuk shqetësohen tashmë vetëm nga lëndimi i 30-vjeçarit, por edhe nga një largim i mundshëm i tij. Siç raporton “Sportmediaset”, nga Arabia Saudite interesi dhe ofertat për të po rriten dita-ditës.
Pogba nga ana tjetër, dëshiron të rikuperohet sa më shpejt për të qenë i gatshëm sezonin e ardhshëm që fillon më 20 gusht. Në rast se “zonja e vjetër” do ta humbasë mesfushorin francez në këtë afat kalimtar të verës, ata e kanë gati zëvendësuesin e tij.
Largimi i mundshëm i Paul Pogba, do ta afronte edhe më shumë Sergej Milinkovic-Savic me Juventusin. Kontrata e mesfushorit serb skadon vitin e ardhshëm me Lazion dhe këta të fundit janë të gatshëm ta shesin që këtë verë me një çmim të ulët. /oversport.tv