Pogradeci dhe Elbasani bëjnë detyrën, ngjitet në renditje Luftëtari

Kanë përfunduar edhe gjashtë sfidat e javës së 8-të të Kategorisë së Dytë në Grupin B. Pogradeci vijon me formën e mirë të cilët mundën me rezultatin e thellë 4-1 miqtë e Shkumbinit. Vendasit kryesojnë tabelën e klasifikimit me 22 pikë të grumbulluara.

Nga ana tjetër Elbasani po ashtu bën detyrën ndaj Albpetrolit, duke e mundur me shifrat 4-1. Vendasit pozicionohen në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Pogradeci.

Luftëtari merr një fitore mjaft të rëndësishme përballë Labërisë me rezultatin 3-1. Me këtë fitore gjirokastritët ngjiten në vendin e tretë ndërsa miqtë zbresin në të katërtin.

Pritësit e Devollit tregojnë forcën ndaj Tepelenës duke e mundur lehtësisht me shifrat 4-1. Të njëjtën gjë bëjnë edhe vendasit e Maliqit të cilët shkatërrojnë Memaliaj me rezultatin 4-0. Delvina shtang Butrintin, vendasit marrin fitoren e parë në këtë kampionat me shifrat 1-0. /oversport.tv