Max Verstappen ka regjistruar kohën më të mirë në provat zyrtare dhe do të niset I pari në Çmimin e Madh të Australisë, që do të zhvillohet nesër në mëngjes në orën 7.
Piloti I Red Bull ka arritur të sigurojë Pole Position në Melburn, duke lënë pas Mercedeset e Russell dhe Hamilton. Ka zhgënjyer Ferrari, Sainz niset I pesti, ndërsa Leclerc I shtati. Perez do të niset nga vendi I fundit, pasi doli nga pista në Q1.
Red Bull arrin të sigurojë Pole Position në Melburn për herë të parë që nga viti 2013, pasi në epokën Power Unit në Australi ishin nisur nga vendi I parë vetëm Ferrari dhe Mercedes. /Oversport.tv