Politano: Një muaj vendimtar për Napolin, Interi mbetet favorit për titullin

Matteo Politano ka folur për shumë tema në një intervistë të dhënë për “Kiss Kiss Napoli”, mes të cilave edhe për luftën për titullin kampion:

“Na pret një muaj zjarri, me shumë beteja të vështira për tu përballur si në kampionat edhe në Europa League. Por duhet ti marrim ndeshjet një e nga një, kur të mbarojë ky muaj mund të kuptojmë se ku mund të arrijmë”.

Për të, si një ish-lojtar i Interit, sfida e së dielës do të jetë e veçantë: “Kur San Siro është plot, dëgjohet mbështetja e tifozëve. Na pret një ndeshje e vështirë. Interi është një skuadër shumë e fortë kur luan në shtëpi, ka shumë entuziazëm. Dhe ndonëse janë pak të shkëputur nga ne në renditje, ata mbeten favoritët kryesorë për të fituar titullin”.

Napoli dhe Milani janë gjithashtu në garë për titullin e lakmuar? “Po, por kampionati është i gjatë dhe ka edhe shumë skuadra të tjera të forta si Roma, Juventusi apo Atalanta. Kampionati është i ekuilibruar, është shumë shpejt që të shohësh renditjen”, ka përfunduar sulmuesi i Napolit. / Oversport.tv