Politikani anglez kundër tifozëve të Chelsea: Abramovich i ka duart të lyera me gjak

Pas ngrirjes së të gjitha pasurive të Roman Abramovich, midis të cilave edhe Chelsea, tifozët londinez kanë shprehur vazhdimisht pakënaqëistë e tyre. Ndërkohë, nënsekretari i Sporteve në Qeverinë Britanike, Chris Philip, ka folur për çështjen e Chelsea, duke dërguar një mesazh të ashpër për tifozët e bluve.

“Nuk e kuptoj se si tifozët e Chelsea mund të lavdërojnë Abramovich. Duart e tij janë të lyera me gjak. Unë jam gjithashtu një tifoz futbolli dhe e kuptoj pse tifozët janë të dashur dhe mirënjohës ndaj tij.

Por përpara se të bëja thirrje të caktuara, unë do t’i ftoja ata të mendojnë për mizoritë dhe të gjitha aktet barbare të regjimit të Putinit, të cilat Abramovich i mbështeti dhe i ndihmoi “, tha ndër të tjera Philip. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC Twitter