Politikani Ronnie Brunswijk, në moshën 60-vjeçare luan një ndeshje ndërkombëtare

Zëvendës-presidenti aktual i Surinamit, Ronnie Brunswijk, 60 vjeç, ka luajtur të martën e 21 shtatorit në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të finales së Concacaf League kundër Olimpias me fanellën e Inter Moengotapoe, skuadër në të cilën është president dhe pronar.

Brunswijk ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në 54 minutat që ishte në fushë, para se të zëvendësohej me Doorson. Inter Moengotapoe u mund 6-0 në këtë sfidë, por presidenti i klubit duket se ka vendosur një rekord të ri.

Ronnie Brunswijk është bërë lojtari më i vjetër (60 vjeç e 198 ditë) që luan një ndeshje ndërkombëtare për klube. /Oversport.tv