Polonia i tregon forcën Shqipërisë, vajzat e Kosovës ia dalin në Armeni  

Shqipëria është kthyer me këmbë në tokë pas fitores me goleadë ndaj Armenisë. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga Armir Grima, u mposhtën nga Polonia me rezultatin 0-2.

Shqipëria e femrave rezistoi deri në fundin e pjesës së parë, kur Dudek zhbllokoi rezultatin me penallti. Polonia nuk po ia dilte ta mbyllte ndeshjen lehtësisht dhe për të shënuar golin e dytë u desh minuta e 89-të.

Mesjasz realizoi në portën e Rexhepit dhe arkivoi fitoren për skuadrën e saj. Kosova pasdite ia kishte dalë të fitonte në minutat e fundit kundër Armenisë, falë golit të 35-vjeçares Liridona Syla.

KUALIFIKUESET E KUPËS SË BOTËS

POLONI-SHQIPËRI 2-0
Shënuese:
Dudek (pen.) 40’, Mesjasz 89’

ARMENI-KOSOVË 0-1
Shënuese:
Syla 87’

/ oversport.tv