Polonia dhe Rusia do të përballen me njëra-tjetrën në çerekfinalet e Kampionatit Europian të Voljebollit për Meshkuj në një finale të parakohshme në 14 shtator.
Polakët kanë mposhtur lehtësisht 3-0 Finlandën në 1/8 e finales, ndërsa rusët kanë fituar 3-1 derbin ndaj Ukrainës. Është përcaktuar kështu edhe çerekfinalja e parë e turneut, që sheh përballë dy superfuqi të kontinentit, dy nga skuadrat favorite për të fituar trofeun.
Sot do të luhen edhe katër takime të tjera të fazës së 1/8-ve të Kampionatit Europian 2021. Në orën 16.00 do të zhvillohet sfida Itali-Letoni, ndërsa Holandë-Portugali do të luhet në 17.30.
Gjermani-Bullgari në orën 19.00 dhe Serbi-Turqi në orën 20.30 janë dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme. Takimet më të rëndësishme të ditës mund t’i ndiqni Live dhe eskluzivisht në Oversport.