Janë përcaktuar 4 skuadrat më të mira të Kampionatit Europian të Volejbollit për meshkuj 2021. Poloni-Slloveni dhe Serbi-Itali janë dy sfidat gjysmëfinale të këtij turneu, që do të luhen në 18 shtator.
Italia ka mposhtur lehtësisht Gjermaninë 3-0 në çerekfinale, duke arritur fitoren e 7-të radhazi në këtë kompeticion.
2021 CEV Erkekler #EuroVolley yarı final eşleşmeleri:
Polonya🇵🇱 – 🇸🇮Slovenya
Sırbistan🇷🇸 – 🇮🇹İtalya
🔗https://t.co/eCZjeiHLTZ#EuroVolley2021 pic.twitter.com/Xp4mFH5Abn— Voleybolun Sesi (@voleybolunsesi) September 15, 2021
“Axurrët” kanë shpallur kandidaturën për të fituar titullin, por për të shkuar në finalen e madhe duhet të kalojnë me sukses pengesën me emrin Serbi.
Edhe Sllovenia ka arritur të sigurojë një vend mes 4 më të mirave të Europës, falë fitores 3-0 ndaj Republikës Çeke. Nën-kampionët e kontinentit I pret Polonia vendase në gjysmëfinale.
Ashtu siç i keni shijuar deri më tani, edhe takimet mes 4 pretendenteve për kurorën do të mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport.