Polonia mposhtet me përmbysje nga Moldavia, Belgjika dhe Portugalia bëjnë detyrën

Janë luajtur edhe ndeshjet e tjera kualifikuese të Euro 2024 mbrëmjen e sotme, ku në grupin e Shqipërisë, Polonia mposhtet nga Moldavia me përmbysje. Polakët nuk menaxhuan dot një avantazh prej dy golash falë golave të Milik dhe Lewandowskit dhe humbasin me rezultatin 3-2. Një asist për Shqipërinë pasi në grupin E, Shqipëria mban vendin e dytë me 6 pikë, 1 më pak se Çekia. Polonia mbetet në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Moldavia 5.

Fitore ka arritur edhe Belgjika përballë Estonisë me rezultatin e pastër 3-0. Ndeshja u vendos nga dygolëshi i Lukakut dhe një gol i Bakayoko. Po në të njëjtin grup, në atë F, Austria mposhti me rezultatin 2-0 Suedinë.

Fitore minimale për Portugalinë në transfertën e Islandës, që triumfoi në shifrat 1-0 falë golit të Cristiano Ronaldos. Hugnaria mposhti 2-0 Lituaninë, ndërsa fitore edhe për Norvegjinë, Sllovakinë dhe Luksemburgun që surprizoi në transfertë Bosnjën. Sfida mes Serbisë dhe Bullgarisë u mbyll në barazim 1-1. /oversport.tv