Polonia në krizë, fillojnë kontaktet me një emër të madh të futbollit

Polonia ndodhet në krizë dhe humbja 6-1 ndaj Belgjikës e ka thelluar edhe më shumë këtë gjë. Për rrjedhojë, posti i trajnerit aktual Czeslaw Michniewicz është lëkundur shumë ditët e fundit dhe pritet një shkarkim i tij.

Ndërkohë që mediat italiane kanë bërë me dije edhe një prej kandidatëve që mund të marrë drejtimin e Polonisë. Kështu, emri kryesor për këtë post është ish-mbrojtësi Fabio Cannavaro.

Në Itali madje shkojnë me tej duke zbuluar edhe se ka pasur kontakte midis Cannavaro dhe federatës polake të futbollit. Negociata këto që kanë rifilluar, pasi janë zhvilluar edhe më parë negociata që Cannavaro të marri drejtimin e kombëtares së Polonisë. /oversport.tv

Foto: Fabio Cannavaro, Instagram