Polonia shumë e fortë? FSHF motivon kombëtaren me një duel të 37 viteve më parë

Shqipëria e drejtuar nga Edy Reja përballet sonte me Poloninë prej orës 20:45. Kuqezinjtë të mos dalin pa pikë nga kjo ndeshje.

FSHF ka menduar edhe t’i motivojë futbollistët, duke risjellë në kujtesë një duel të tetorit të viti 1984.

Shqipëria atëherë barazonte me rezultatin 2-2 dhe golat shënoheshn nga dy ish-lojtarë të Tiranës, Bedri Omuri dhe Agustin Kola.

FSHF ka publikuar edhe videon me golat e kuqezinjve, ndërkohë që mes të tjerash shkruan: “Një kujtim i bukur nga përballjet me Poloninë”. / oversport.tv