Janë përcaktuar dy skuadrat e para që kualifikohen në gjysmëfinalet e Kampionatin Europian të Volejbollit për meshkuj 2021. Polonia dhe Serbia fitojnë ndeshjet çerekfinale respektive dhe vazhdojnë rrugëtimin drejt finales së madhe.
Poloni-Rusi parashikohej të ishte një betejë e vërtetë, por vendasit e bënë që të dukej një ndeshje e lehtë. Polakët dominojnë në çdo aspekt dhe mposhtin 3-0 rivalët rusë.
Vetëm seti i dytë kishte rivalitet, por të mbështetur nga publiku i zjarrtë, polakët fituan 26-24, duke siguruar fitoren e shtatë në po aq ndeshje të luajtura në këtë kompeticion.
Edhe Serbia ka fituar 3-0 përballjen me Holandën, në çerekfinalen tjetër të ditës së sotme.
Nesër do të luhen edhe 2 takimet e tjera çerekfinale. Fituesi i çiftit Çeki-Slloveni do të ndeshet me Poloninë, ndërsa Serbia do të përballet me fituesin e sfidës Itali-Gjermani. / oversport.tv