“Portierit do t’i japim darkë”, Ribaj: Pas ndeshjes trajneri ishte i mërzitur

Pas barazimit me Apoloninë për Oversport foli në intervistë edhe Andi Ribaj. Ky i fundit u shpreh i lumtur për kalimin në finalen e “Play off”, por shpjegoi gjithashtu tensionin në fushën e lojës.

“Normalisht për Flamurtarin është përgjegjësi e madhe dhe unë prandaj jam pjesë e këtij ekipi. Kërkoja qetësi sepse ishte pak e vështirë. Ndeshja ishte 1-1, humbëm penallti të dy, dhe duhej qetësi për të menaxhuar lojën.

Ne e filluam shumë mirë lojën, i patëm shanset për të fituar. Kishim mundësi me penalltinë, por e humbën siç e humbi dhe Fieri. Ishte pak e vështirë, por ia dolëm. Portierit pas ndeshjes do t’i japim një darkë sepse e meriton.

Kemi luajtur dy ndeshje me Korabin, kemi dalë dy herë barazim. Kanë një ekip shumë të mirë, por ne do të punojmë gjatë javës për këtë gjë. Pas ndeshjes trajneri ishte pak i mërzitur sepse duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më përpara, por edhe na përgëzoi në fund”, përfundoi Ribaj.