Portugalia luan tenis me Zvicrën dhe shkon në çerekfinale, Ramos zëvendëson denjësisht Ronaldon

Portugalia kualifikohet për çerekfinale pasi mposht Zvicrën në një sfidë spektakolare me rezultatin 6-1. Në një sfidë ku nuk startoi si titullar ylli i ekipit Ronaldo, shkëlqen pikërisht sulmuesi që e zëvendëson, Goncalo Ramos me tre gola të realizuar.

Ndeshja nis menjëherë mirë për Portugalinë që realizon me talentin Ramos pas 17 minutash lojë. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e dy golave për luzitanët pasi gjejnë edhe golin e dytë me mbrojtësin Pepe.

Në pjesën e dytë Portugalia nuk e ul ritmin dhe realizon sërish me Ramos. Pokeri plotësohet nga Guerreiro, përpara se Akanji të realizonte golin e nderit për Zvicrën. Goli i pestë vjen sërish nga këmbët e Ramos që plotëson edhe tripletën personale në këtë takim. Rezultati final ndërkohë vuloset nga ylli i Milanit Rafael Leao që i çon shifrat në 6-1.

Kështu Portugalia shkëlqen në një sfidë edhe pa Cristiano Ronaldon si titullar dhe “fluturon” në çerekfinale ku e pret Maroku që më parë surprizoi të gjithë duke eliminuar Spanjën. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter