Portugalia nuk gabon, mposht në sfidën e parë Ganën

Portugalia nuk zhgënjen dhe e nis me fitore Botërorin e Katarit pasi ka mposhtur në ndeshjen e parë Ganën me rezultatin 3-2. Golat e Ronaldos, Joao Felix dhe Rafael Leao i dhanë fitoren të besuarve të Santos, duke dalë me pikë të plota nga një sfidë delikate.

Ndeshja nis mirë për Portugalinë që merr menjëherë kontrollin e saj. Megjithatë, Ronaldo me shokë nuk arrijnë dot të realizojnë në pjesën e parë duke u mbyllur me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë shton edhe më shumë spektaklin. Ylli Cristiano Ronaldo realizon me penallti golin që zhbllokon shifrat e takimit. Megjithatë, afrikanët reagojnë menjëherë dhe kthejnë baraspeshën me Ayeë.

Portugalia kalon sërish në avantazh dhe këtë herë është Joao Felix që i çon shifrat në 2-1. Dy minuta më vonë mendon Rafael Leao që realizon golin që i jep më shumë qetësi portugezëve. Në fundin e takimit, Gana realizon edhe golin e dytë me anë të Bukarit, duke vulosur rezultatin final të takimit në 3-2.

Me këtë fitore Portugalia ngjitet në vendin e parë të grupit H me 3 pikë, e ndjekur nga Uruguai dhe Korea e Jugut me nga 1 pikë. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter