Posch ndëshkon Kolnin, Hoffenheim merr vendin e 4-t në Bundesligë

Hoffenheim mposht minimalisht 1-0 në transfertë Kolnin dhe merr fitoren e 4-t radhazi në kampionat, një sukses që e ngjit në vendin e katërt në renditjen e Bundesligës.

Djemtë e Sebastian Hoeness marrin tre pikë me peshë në një fushë të vështirë, falë një goli të Posch në pjesën e dytë të takimit.

Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar dhe të dyja skuadrat kanë pasur mundësitë e tyre për të zhbllokuar ndeshjen, por Ihlas Bebou për miqtë dhe Anthony Modeste për vendasit nuk kanë arritur të çojnë topin në rrjetë.

Kolnit i anulohet një gol për pozicion jashtë loje në pjesën e dytë dhe pak minuta më vonë Posch kalon në avantazh Hoffenheimin.

Loja ka ritëm dhe emocione. Vendasit kërkojnë golin e barazimit, ndërsa miqtë synojnë të mbyllin ndeshjen, por nuk ka më gola në “RheinEnergieStadion”. / Oversport.tv

Foto: TSG Hoffenheim EN Twitter

Gjermani – Bundesliga / Java e 25-të

Koln- Hoffenheim 0-1

Posch 61’