Potter sfidon Milanin: E rëndësishme të fitojmë në shtëpi

Në prag të supersfidës kundër Chelsea, ekipi i Milanit duket se nuk do ta ketë të thjeshtë. Në kampin kuqezi janë tetë lojtarë që nuk do të jenë pjesë e ndeshjes për shkak të dëmtimeve, kjo mesa duket e bën të buzëqeshë trajnerin e bluve Graham Potter. Nga krahu tjetër Mendy, Cucurrella dhe Kante janë stërvitur me grupin dhe janë gati.

Në prag të kësaj ndeshjeje vendimtare, tekniku i “bluve” ka folur në një konferencë për shtyp për mediat, ku ka prekur disa tema të ndryshme.

Potter foli dhe për Rafael Leao ku theksoi: “Leao më ka lënë përshtypje pozitive, është një lojtar i nivelit të lartë, nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por mund të them që po luan me të vërtetë shumë mirë te Milani”.

“Nuk po luajmë kundër Salzburgut, për kundër një ekipi fenomenal, çdo ndeshje është e ndryshme nga ajo e mëparshme. Ne kemi shumë pritshmëri, do të jetë një sfidë interesante për ne, duam dhe do të përpiqemi të marrim rezultat pozitiv, është e rëndësishme të fitojmë në shtëpi, do të duhet të jemi në nivelin tonë më të lartë dhe shpresoj që të ketë një atmosferë fantastike në stadium”, ka thënë trajneri i Chelsea. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter